Njoftim për miratimin e tarifave për vitin 2026 

Në përputhje me Ligjin për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta Nr. 08/L-205, Kosova Music Rights Society (KMRS) njofton se janë miratuar tarifat për përdorimin e veprave muzikore të mbrojtura.

Këto tarifa përfaqësojnë shumën që përdoruesit e veprave muzikore duhet të paguajnë për të siguruar përdorimin e ligjshëm të krijimeve muzikore, në përputhje me të drejtën e autorit.

Tarifat hyjnë në fuqi nga data 1 janar 2026 dhe janë të detyrueshme për përdoruesit.

Administrim i të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta

Mbrojmë dhe administrojmë të drejtat e autorëve, kompozitorëve, botueseve, interpretuesve dhe producentëve muzikorë në Kosovë dhe më gjerë, duke garantuar transparencë dhe efikasitet.
Portrait of happy crowd enjoying at music festival

Roli i KMRS në Zbatimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit

Kosova Music Rights Society (KMRS) funksionon si organizatë e menaxhimit kolektiv të të drejtave autoriale (CMO). Roli i KMRS është të zbatojë në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe të plotë Ligjin për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta Nr. 08/L-205, duke siguruar që përdorimi i veprave muzikore të mbrojtura të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në këtë kuadër, KMRS licencon përdorimin e veprave muzikore në hapësira publike dhe ambiente komerciale, mbledh tarifat për përdorimin ligjor dhe menaxhon fondet e mbledhura, të cilat shpërndahen tek krijuesit, të cilët janë përfituesit ligjorë të këtyre të ardhurave.

KMRS operon mbi bazën e licencës së saj ekskluzive, të fituar më datë 10 prill 2025 nga Minsitria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe vepron gjithashtu në koordinim me organizata ndërkombëtare të menaxhimit të të drejtave autoriale, përfshirë partneritetin të ngushtë me SACEM France që nga themelimi i KMRS.

 

Misionet e KMRS

Closeup ceo hands signing contract office. Unknown man writing pen signature

Negocimi i Tarifave

Përcaktimi dhe negocimi i tarifave për përdorimin e veprave muzikore me përdoruesit - radio, TV, festivale, koncerte, platforma muzikore, restaurante, hotele etj...

Two paths with different heights of coins.

Shpërndarja

Mbledhja dhe shpërndarja e të ardhurave nga tarifat e mbledhura, duke siguruar që artistët të marrin pjesën që u takon në mënyrë transparente.

Law and Justice concept. Mallet of the judge, books, scales of justice.

Veprime gjyqësore

E drejta për të ndërmarrë veprime gjyqësore kundër përdorimeve të paautorizuara të veprave muzikore dhe për të mbrojtur të drejtat e anëtarëve

Anëtarësimi

A

20€

në vjet

Për artistët me xhiro vjetore nën 30,000 euro .

B

€200

në vjet

Për artistët me xhiro vjetore nga 30,000 deri në 100,000 euro.

C

€350

per month

Për artistët me xhiro vjetore mbi 100,000 euro.

Kontakt 

OJQ Kosova Music Rights Society

Email: [email protected]

 

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.